Policia kontrollon komunikacionin përmes dronit, gjoba për kundërvajtësit
Policia e Kosovës tashmë është duke monitoruar komunikacionin edhe përmes dronit.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në rajonin e Ferizajt, ku përmes dronit kanë arritur të identifikojnë kundërvajtësit.
“Aksioni i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si: tejkalimi në vijë të plotë, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë , përdorimi i telefonit, mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera që, shoferët me veprime të tilla mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
CATEGORIES Lajme