Përkrahu agresionin rus dhe doli kundër popullit të tij, vritet kryetari i qytetit ukrainas

Kryebashkiaku pro-rus i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili mirëpriti pushtimin e Presidentit Vladimir Putin  raportohet se u qëllua për vdekje pasi paraprakisht u rrëmbye nga shtëpia e tij.

Daily Mail raporton se Vlodymyr Struk, u vra të martën me armë zjarri.

Duke  e dhënë lajmin në Facebook, këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko pretendoi se ai ishte një “mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut”  dhe ndoqi në mënyrë aktive një “pozicion pro-rus” javën e kaluar duke “komunikuar me rusët”.

Gerashchenko shkroi në rrjetet sociale: “Një tradhtar i Ukrainës më pak! Vladimir Struk, ish-deputeti i Këshillit Rajonal të Luhanskut, kreu i Kreminetsk, u gjet i vrarë.

CATEGORIES
Share This