Sulme të përgjakshme/ Granatat ruse vrasin 8 civilë afër qytetit Kharkiv
Një zyrtar në qytetin Izium, dy orë në juglindje të Kharkivit, ka raportuar se tetë civilë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore.
Nënkryetari i bashkisë, Volodymyr Matsokin, tha se qendra e qytetit pësoi dëme të konsiderueshme dhe se disa policë u plagosën, kur u sulmua një ndërtesë qeveritare, raporton BBC.
Më herët, Matsokin njoftoi se civilët vdiqën kur një predhë goditi banesën e tyre.
CATEGORIES Lajme