Muharremaj i fton deputetët dhe ministrat t’i bashkangjiten iniciativës së tij


Kryetari i komunës së Suharekës ka vendosur që pagën e tij ta dhuroj për fondin e sigurisë. Muharremaj gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëve dhe ministrave që ta përkrahin në këtë iniciativë.

Ja postimi i plotë:

Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri.

Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I ftoj deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë.

Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate.

Me respekt
Bali Muharremaj

CATEGORIES
TAGS
Share This