Asambleisti Kolgeci ka një kërkesë për drejtoreshën e Shëndetësisë
Asambleisti më i votuar i LDK-së z.Selman Kolgeci përmes një postimi në facebook ka shprehur shqetësimin se qytetarëve të Suharekës që 5 ditë nuk iu ofrohet oksigjen në QKMF, dhe madje as në QMF.
Ja postimini plotë:
Jam i shqetësuar se qytetarëve tanë në afatin kohorë së paku 5 ditë nuk j’u ofrohet oksigjen në QKMF- Suharekë dhe asnjërës QMF tjetër në Suharekë.
Nëse i shtojmë kësaj edhe faktin që jemi në pandemi dhe qytetarët çdo moment mund të kenë nevojë për oksigjen e bënë edhe më shqetësues këtë mungesë të oksigjenit në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare “Rexhep Kuqi” dhe QMF-ve!
Sipas informacioneve dhe shqetësimëve që kam marrë për këtë qështje, dyshohet se para 4-5 dite janë tërhjekur bombolat me oksigjen nga një institucion tjetër për verifikimin e cilësisë së oksigjenit.
Bëj ftesë për Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe mirëqenjës sociale të reagoj menjëherë dhe ta furnizoj me oksigjen QKMF-në!