Ekskluzive: Kurti mbledh ministrat, pritet të vendosen sanksione ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës pritet të mbajë një mbledhje, pas pak me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Lajmin se do të mbahet kjo mbledhje e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Gazeta Sinjali ka mësuar se pika e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, e cila është propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

CATEGORIES
TAGS
Share This