Schalke 04 merr vendim të rëndësishëm për sponsorin e tyre rus
Klubi gjerman, Schalke 04 ka vendosur të heqë nga fanella shkronjat e sponsorit kryesor e cila është kompania e gazit nga Rusia, ‘Gazprom’, transmeton Gazeta Metro.
Klubi i Schalke 04 përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se pas ngjarjeve të ditë së sotme dhe përshkallëzimin e ditëve të fundit ka vendosur që heqë shkronja e sponsorit të tyre ‘Gazprom’.
Që nga viti 2014, sponsorët kryesorë të Schalke 04 janë prodhuesi i elektronikës me bazë në Kinë, Hisense dhe gjiganti i hidrokarbureve me bazë në Rusi, Gazprom.
Rusia gjatë ditës së sotme me urdhërin e presidentit të tyre, Vladimi Putin ka filluar pushtimin e Ukrainës duke shkatuar trazira të mëdha atje, kjo pritet të ndikojë shumë në ekonominë ruse pasi shumë kompani të ndryshme pritet të kanë humbje në vendet tjera të Europës