Numër i lartë i rasteve pozitive në Suharekë 24h e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga COVID-19, raporton Sinjali.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2590 raste të reja, ndërsa vetëm në Suharekë kanë rezultuar gjithsejt 81 përsona të infektuar me COVID-19.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se janë shëruar edhe 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996.
CATEGORIES Lajme