Nëse në Mars miratohet ligji, kaq do të jetë paga e re e një mjeku, polici, mësimdhënësi e zjarrfikësi
Drejtorit të Shërbimti Spitalor Klinik Univeristar me ligjin e ri do t`i rritet paga mujore nga 1.216 euro sa ka aktualisht në 1.6134 euro e që do të thotë se për 396.33 cent do të ketë rritje page për të.
Një mjek specialit me ligjin e ri të pagave nga 812 euro do të përfitojnë në 1242 euro apo që rritja e pagës do të jetë më e madhe për 353 euro.
Mjeku specialist i mjëkësisë familjare do të përfitojë gjiathashtu nga ky ligj ku nga 672 euro sa është paga aktuale do të rritet në 1195 euro ose për 492 euro më shumë.
Një ulje të vogël të pagave për kryeinfermierët do të ketë me ligjin e ri – nga 602 euro sa marrin në muaj atyre do t`i zvogëlohet paga në 597 euro.
Edhe në sektorin e arsimit do të ketë rritje pagash në rast se ligji i ri i pagave merr amin nga Kuvendi dhe Qeveria për implementim.
Një drejtor i shkollës së mesme nga paga sa merr aktualisht 609 euro do të marr me ngritje 693 apo shtesa që do të jetë me ligjin e ri është 83 euro.
Nga 547 euro në 693 do të jetë paga për një drejtor të shkollës speciale me ligjin e ri e që nënkupton se do të ketë një pagë me rritje prej 145 eurove.
Një drejtor i institicioneve parashkollore do të ketë pagë 597 euro me ligjin e ri e që momentalisht paga ëhstë 534 euro. rritje od të ketë për 73 euro.