Kurti: Po kërkoni të bëhem diktator
Kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilin po diskutohet propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Ernegji pasi tha se kjo është sikur t’i kërkohet që të bëhet diktator.“Stafi profesional i ZRRE-së nuk ka rekomanduar heqjen e tarifave, përkundrazi, bordi dhe komisioni parlamentar. Kryesuesi i bordit sot që është nuk ka qenë në bord atëherë”, tha Kurti. “Në kundërshtim me komisionin parlamentar dhe bordit ka qenë rekomandimi i stafit profesional.”
“Unë e kuptoj që është një barrë e madhe edhe për shtetin, edhe për qytetarët. Bashkarisht duhet ta diskutojmë se si të dalim nga kriza, mirëpo unë nuk mund ta marrë këtë vendim përderisa ka ZRRE. Të kërkosh prej meje që ta marrë këtë vendim, pikërisht do të thotë të kërkosh prej meje të bëhem diktator”, ka theksuar ai.