Gjendje alarmante, mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19 u regjistruan në Kosovë për 24 orë
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë.
Sipas raportit të MSh-së në 24 orët e fundit janë shënuar 3 mijë e 206 raste të reja ndërsa nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjithashtu, në raport thuhet se janë testuar mbi 11 mijë persona ndërsa janë vaksinuar mbi 4 mijë të tillë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 357 persona që kanë qenë me COVID-19.
Kujtojmë që prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID që janë miratuar dje nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, zgjatet ora policore dhe shkurtohet orari i punës për gastronominë.
CATEGORIES Lajme