Rënie e madhe e çmimeve të kriptomonedhave: Bitcoin me vlerë më të ulët në gjashtë muajt e fundit
Bitcoin ka rënë në vlerën prej 34 mijë dollarëve amerikanë, që është çmimi më i ulët në gjashtë muajt e fundit.
Kriptovalutat e tjera në mënyrë të ngjashme përfunduan në të kuqe pasi investitorët refuzuan bastet e rrezikshme në një javë të paqëndrueshme për tregjet globale. Etherium ra nën 3,000 dollarë, deri në 11 për qind, ndërsa Solana, Cardano dhe Binance Coin gjithashtu u dobësuan.
Bitcoin ka pësuar një fillim të vështirë të vitit dhe çmimet kanë rënë me më shumë se 40 për qind nga një kulm në fillim të nëntorit. Asetet dixhitale kanë vuajtur veçanërisht ditët e fundit për shkak të shitjeve më të gjera të teknologjisë, kërcënimeve në rritje rregullatore dhe shqetësimeve për shtrëngimin e politikës monetare të SHBA.
Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Singapor propozuan këtë javë rregulla shtrënguese për promovimin e kriptomonedhave për investitorët e papërvojë, ndërsa banka qendrore e Rusisë të enjten propozoi një ndalim total të kriptomovalutave. /Telegrafi/