Presidentja e kryeministri sot bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas njoftimit të Presidencës, ata do të bëjnë homazhe në orën 11:00.

Në njoftim thuhet se “Sot më 21 janar 2022, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes”./

CATEGORIES
Share This