Pas 40 vitesh, Refki Reshitaj rikthehet me këngën kushtuar vëllezërve (Video)

Veterani i gazetarisë Refki Reshitaj, i është rikthyer këngës.

Ai në ditën e parë të vitit 2022, ka publikuar këngën “Kush e foli, kush e tha?”.

Kjo këngë i kushtohet pesë vllëzëve të tij.

Reshitaj është shprehur i lumtur që pas 40 vitesh është rikthyer me këtë këngë për vëllezërit.

Refki Reshitja për herë të parë ka kënduar në vitet e 70-ta. Ai karrierën e tij të muzikës ka filluar qysh në shkollën e mesme. Përveç këndimit, ai ka kompozuar edhe shumë këngë.

Refki Reshitaj, paralelisht më këngën një kohë ka ushtruar edhe profesionin e gazetarisë, të cilit i ka qëndruar besnik deri në fund.

CATEGORIES
TAGS
Share This