Këtu mund të informoheni se kur do t’ju ndalet rryma dhe sa s’do të keni rrymë

Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat për informim të konsumatorëve.

Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe.

Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike.

Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për planifikimet e ardhshme, është harta e paraqitur në ueb-faqe të KEDS www.keds-energy.com. Në hartë konsumatori duhet të shënojë adresën e banimit në mënyrë që të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë adresë.

Këto dy platforma janë lehtë të qasshme dhe për një kohë të shkurtër konsumatori do të marrë informacionet e duhura. Derisa në aplikacionin eKesco konsumatori regjistrohet vetëm njëherë dhe merr informata automatike, në hartë duhet të regjistrojë vendbanimin në mënyrë që të marrë informatën e nevojshme.

CATEGORIES
TAGS
Share This