Ekskluzive/ Pamje nga rrahja masive në lokalin në Pejë, theren tre persona (VIDEO)
Një rrahje masive ka ndodhur sonte në lokalin “Barcoden”, në Pejë, gjatë të cilës janë përdorur edhe thika, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga përleshja me thika, gjatë së cilës u lënduan tre persona.
Në këto pamje shihen disa persona që fillojnë përleshjen mes vete dhe më pas të njëjtit tërhiqen zvarrë nga sigurimi i lokalit.
Në këto pamje shihet edhe njëri nga personat e lënduar, krahu i të cilit ishte krejtësisht i gjakosur.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Pas orës 22:00 kemi marrë informacion për një përleshje mes disa personave në një lokal në Pejë. Sipas informacioneve të para, tre persona kanë marrë lëndime nga thika. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante”, tha ai./GazetaSinjali/