Skandal me të dhënat private, del në qarkullim lista me rrogat e shqiptarëve
Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim lidhur me daljen e disa të dhënave personale, paga dhe ID të personave të ndryshëm.
Verifikimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë paraditen e sotme nga një grup qytetarësh.
Është fjala për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në Whatsapp.