Njihuni me konkurrenten nga Suhareka që sapo hyri në “Për’puthem’ i trazoi ujërat
Mbrëmë në “Për’puthen” konkurrentë të rinj i janë bashkuar programit dhe disa prej tyre kanë shkaktuar reagime të forta.
Tre djem i janë bashkuar “Për’puthen” dhe ata janë Baki Salliu, Kristo Sinani dhe Aldis Nikaj. I pari ka bërë një hyrje “të zhurmshme” dhe madje ka marrë për kërcim edhe Florjanën.
Po ashtu, “Për’puthen” iu bashkua edhe vajza e parë nga Kosova. Ajo quhet Rrushe Zyba, Rrushja është nga fshati Bukosh i Suharekës dhe mori menjëherë vëmendjen e djemve e sidomos të Erjonit, me të cilin me sa duket njiheshin, por të dy ata hezituan të flisnin për të dhënë shpjegime.
Ajo tregoi se është volejbolliste, por merret gjithashtu edhe me modeling, ndërsa Erjoni i uroi mirëseardhjen dhe tha se është vajzë shumë e bukur.
Ndërkohë, Kristo ka shprehur pëlqimin për Efin. aty ka ndërhyrë menjëherë Bruno i cili i ka thënë Kristos se “ka shije”, duke e shfaqur hapur xhelozinë.
Aldis nga ana tjetër ka treguar se ka luajtur si futbollist dhe në fund të muajt fiton shumë para,ndërsa tregoi gjithashtu se jeton me prindërit.