Historike për sportin në Suharekë: Themelohet klubi i parë i futsallit

FC 13 Qershori është klubi i parë nga Suhareka që do të fillojë garat në futsallin e Kosovës dhe këtë pritet ta bëjë që nga shtatori i vitit të ardhshëmKy klub është themeluar më 7 dhjetor dhe nga sezoni radhës do të garojë në Ligën e Parë, me ambicie të mëdha për të arritur sa më lartë.FC 13 Qershori ka gjetur përkrahje edhe nga Komuna e Suharekës, e cila do ta ndihmojë këtë klub.Xhebrailat tani përveç Yllit dhe Ballkanit do të kenë mundësi që të bëjnë tifo edhe për FC 13 Qershorin, tani në futsall.Më poshtë keni njoftimin zyrtar nga klubi:“Përshëndetje Suharekë!-Duke e ditur se në qytetin tonë të Suharekës, frymon sporti dhe njëkohësisht këtij qyteti i mungon Futsali(futbolli i vogel), sport ky shumë atraktiv, i cili është shumë i popullarizuar në Kosovë dhe kudo, atëher kemi menduar që të themelojmë këtë klub duke ia shtuar hijeshin edhe më shumë sportit suharekas.-Eshtë themeluar me 07.12.2021 në Suharekë, duke u bërë klubi i parë në histori të kësaj komune.-Klubi ynë do të filloj garat zyrtare në Shtator te vitit 2022 ne Ligën e Parë.-Vizioni ynë është që një ditë të marrim pjesë në gara Evropiane dhe ta bëjmë krenar qytetin tonë të bukur duke i sjellur trofe e bashkë me to edhe festë.-Kërkojmë mbështetje morale nga të gjithë dashamirët e këtij sporti si dhe nga qytetarët tjerë të komunës sonë në veqanti nga tifo grupi ‘’Xhebrailat’’dhe nga të gjitha klubet tjera të qytetit tonë.Falenderojmë Drejtorin për Kultur, Rini dhe Sport, që na pranoi në familjen sportive të Suharekës.Urime Suharekë!Me respekt:FC 13 QershoriSuharekë”, shkruhet në njoftim.

CATEGORIES
TAGS
Share This