Apliko per grand deri në 10,000 euro. Aplikimin mund ta bëni këtu!

UN-Habitat Kosova dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë hapur sfidën #WasteWiseKosovo nga 9 nëntor 2021 deri më 12 janar 2022, së bashku me partnerë të tjerë duke përfshirë BONEVET, Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), Coca-Cola HBC, Këndin Amerikan dhe Kosova United States Alumni

Sfida #WasteWiseKosovo është e hapur për individë, grupe, biznese dhe OJQ, të cilët kanë ide inovative për reduktimin e mbeturinave në Kosovë. Deri në tri nga idetë më të mira do të shpërblehen me çmime të ndryshme, përfshirë 10.000 euro nga Coca-Cola HBC, hapësirë për zyre në ICK, trajnime profesionale nga BONEVET dhe biletë për pjesëmarrje në Forumin Botëror Urban (Poloni, 2022) nga UN-Habitat Kosovo.

Ulja e gjenerimit të mbeturinave duke maksimizuar shkallën e riciklimit është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm. Riciklimi i mbeturinave jo vetëm që ulë shkallën e ndotjes së mjedisit dhe emetimin e gazërave serë, ofron edhe lëndë të para për produkte të reja dhe mundëson krijimin e vendeve të reja të punës.

Idetë biznesore për shndërrimin e mbeturinave në produkte të tjera profitabile duhet të dërgohen përmes Formës së Aplikimit duke shpjeguar konceptin e idesë, dizajnin e produktit, realizimin dhe plasimin në treg.

Propozimet do të vlerësohen nga një juri profesionale lokale dhe ndërkombëtare. Propozimet që plotësojnë kushtet e sfidës dhe kalojnë fazën e pare të vlerësimit, do të ndjekin një sesion trajnimi intenziv, ku do të pregaditen për prezantim para investitorëve potencialë.

Ndiqeni këtë link për tu bërë pjese e sfidës.

CATEGORIES
Share This