Dorëhiqet komandanti i FSK-së Rrahman Rama, ja kush do ta zëvendësoj

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mediat kanë raportuar nga burime brenda FSK-së se gjenerallejtënant Rama e ka nënshkruar dorëheqjen mëngjesin e të martës.

Pas presioneve të vazhdueshme nga udhëheqja politike, që po përgatiste shkarkimin e tij, gjenerallejtënant Rama ka vendosur t’i japë fund para kohe qëndrimit në krye të Ushtrisë së Kosovës, shkruan “Albanian Post”.

Sipas burimeve të “Albanian Post”, komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të emërohet gjeneralmajor Bashkim Jashari.

CATEGORIES
Share This