[FOTO] Gjendja ekzistuese – Pozita gjeografike e Komunës së Suharekës
Komuna e Suharekës gjendet në pjesën jugore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Prizrenit,
Mamushës, Rahovecit, Malishevës, Lipjanit, Shtimes, Ferizajt dhe Shtërpcës. Shtrihet në gjerësi
gjeografike veriore prej 42°15’ – Parku Nacional “Sharri” (jugu), 42°30’ – Malet e Berishës dhe Javori
(veriu). Gjatësia gjeografike lindore: 20°45’- komuna e Rahovecit (perëndim), 21°00’- Malet e Jezercit,
Guri i Dellocit (lindje).
Komuna e Suharekës është e rrethuar me male të larta dhe atë në veriperëndim me malet e Pagarushës
dhe të Temeqinës me lartësi mbidetare prej 796 deri 828m, në veri me ato të Carralevës 922 deri
1048m, në lindje me malet e Jezercit 1677m (Kryet e Ahishtës) dhe në jug-lindje me malet e Sharrit
2092m (Dera e Pashës) derisa në perëndim shtrihet rrafshina (ultësira) e Prizrenit.
Lartësia mesatare mbidetare në komunë është 455m. Sipërfaqja e kësaj komune është 361.78km² (që
mbulon 3.3 % të territorit të Kosovës. Nga sipërfaqja e komunës (prej 36099ha) 15,074ha ose 41.7%
janë të mbuluara me pyje, 19,373ha ose 53.7% janë tokë bujqësore dhe 1652ha ose 4.6% sipërfaqe
tjetër.