Kosova dhe Letonia arrijnë marrëveshje ushtarake për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Kosova dhe Letonia arrijnë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një statusi në Facebook, i cili po qëndron në Letoni në një vizitë zyrtare.
“Të mërkurën në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, bashkë me homologun tim letonez, ministrin e mbrojtjes, Artis Pabriks, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit”, ka shkruar Mehaj.
Sipas Mehaj ky memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë. Rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejtë synimit tonë”, ka shtuar ai.
Ndryshe Mehaj, të dielën e 21 nëntorit në takim me senatorët amerikanë kishte deklaruar se këta të fundit e kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
Në takim u diskutua dhe u përkrahë nga senatorët amerikan edhe ideja ime për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës. U shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, kishte shkruar Mehaj në Facebook