Maldini mbiemër i dinastisë që nuk do të “shembet” kurrë!
Kur Paolo ishte pak më shumë se një fëmijë, Cesare ishte një baba i “modës së vjetër”, pak komplimente, pak fjalë dhe shpesh, tregon Paolo, gjëja e parë që i kërkonte Paolos, ishte të dilte mirë me mësime.
Paolo, si shumica e fëmijëve italianë, luante futboll me shokët pasditeve pas shkollës dhe ndonjëherë edhe aty ku nuk ishte e mundur, luante në tarracën e një shoku të fqinjët. Cesare fshehurazi nga dritarja vështronte djalin e tij, i cili befas, para viteve 80, pasi luajti vazhdimisht, i kërkoi të atit ta aktivizonte në një ekip të vërtetë. Përgjigja e babait Cesare ishte shumë e çuditshme:
“Dëshiron të luash për Milanin apo Interin?”
Ndoshta për të mos e rënduar ai mbiemër, në atë fanellë, zgjedhja e Paolo ishte e vështirë në fillim.
Dhe në fakt, me sa duket, në vitet e para, ai mbiemër ishte një barrë për Paolo, por klasi i tij i lindur e solli shpejt në ekipin e parë, duke mos u harruar debutimi i tij kundër Udineses.
Me kalimin e kohës, shfaqjet e tij ishin spektakël në vazhdimësi, derisa një ditë, në një intervistë, Cesare deklaroi se më në fund, nuk ishte më Paolo i biri i Cezarit, por Cesare është babai i Paolos. Për njëzet vjet plot fitore dhe humbje, Paolo u bë flamur, simbol jo vetëm i kuqezinjve, por edhe i kombëtares, Cesare e stërviti atë si në Milan ashtu edhe me fanellën e Italisë.
Mbiemër i dinastisë që nuk do të “shembet” kurrë!