Ky është njoftimi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në dy ditët e vikendit, më 20 dhe 21 nëntor një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar.

Sipas ministrisë, ky ekip do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit dhe do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00.

Ministria bënë të ditur se është duke bërë përgatitjet për administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës për qytetarët e vendit.  

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë”, thuhet një njoftimin e ministrisë.

CATEGORIES
TAGS
Share This