Gjendet pa shenja jete një 67-vjeçar 

Një 67 vjeçar është gjendur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm, në rrugën “Henry Dynan”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion.

Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç“, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se hetuesit janë duke punuar për ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes

CATEGORIES
Share This