Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete politike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar dy zyrtarë policorë, të cilët dyshohen se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore – balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri prej tyre është me zyrtar në departamentin e hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit.

Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në kumtesën e policisë.

CATEGORIES
Share This