Komandanti i policisë Afrim Sylaj, paralajmëron qytetarët për sezonin dimëror…

Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, tri ditë para fillimit të sezonit dimëror ( 15.11.2021) paralajmëron qytetarët për përgaditjet dimërore ( paisjet e nevojshme) ti kenë me vete, sa i përket sigurisë në rrugë.

Ai gjithashtu apelon dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët sa i përket rrjedhjeve të ujit nëpër rrugë, ku thotë se një veprim i tillë është i ndaluar dhe përsonat që bëjnë këtë veprim do të dënohen. Rrjedhjet e ujit krijojnë ngrica dhe shkaktojnë aksidente trafiku tash në sezonën dimërore, andaj kujdes. Komandanti gjithashtu fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe ti lajmërojnë rastet e rrjedhjeve të ujit në rrugë, ne kështu së bashku parandalojmë aksidentet në trafik dhe shpëtojmë më të qmueshmën tonë-jetën.

CATEGORIES
TAGS
Share This