Thirrje për personat që e kanë kaluar COVID-19 dhe nuk janë vaksinuar ende

Thirrje për personat që e kanë kaluar COVID-19 dhe nuk janë vaksinuar ende

Prishtinë, 11. 11. 2021

Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilëve e kanë kaluar COVID-19 në muajt e fundit që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se ata që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen dy javë pas shërimit.

Imuniteti natyral i fituar nga kalimi i sëmundjes vjen duke u dobësuar me kohë dhe për më tepër, jo të gjithë ata që e kalojnë COVID-19 fitojnë imunitet të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infeksioni.

Prandaj, me qëllim të parandalimit të ri-infeksionit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje këtyre qytetarëve që të vaksinohen.

Vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i zbatojnë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

CATEGORIES
TAGS
Share This