Oriola Marashi ekspozon linjat, ngacmon imagjinatën në paraqitjen e radhës në Instagram
Oriola Marashi është prej modeleve më të suksesshme shqiptare.
Modelja e cila prej vitesh ka ndërtuar në karrierë të suksesshme edhe përtej kufijve, është mjaft e përfolur për paraqitjet e saj.
Bukuroshja nga Shqipëria ndiqet nga më shumë se gjysmë milioni persona në Instagram, ku edhe sjell imazhe nga më të ndryshmet.
Edhe këtë herë, Oriola arriti të tërheq vëmendje me një paraqitjet plotë stil, teksa dukej në formë dhe atraktive.
Oriola ku shihet në natyrë, e veshur me një mini-fund me katrore, bluzë të bardhë të cilën e la të zbërthyer, sytjena të zeza dhe një xhaketë po ashtu të bardhë, dukja e kompletoi me një palë çizme me taka të larta, çantë dore dhe syze dielli.
“Vjeshta”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazheve teksa theksoi këmbët e gjata joshëse
Kujtojmë, që Oriola po vazhdon të jetë aktive si modele dhe imazh i markave të njohura siç është “Guess”, me të cilët punon prej vitesh.