Legjenda që nuk harrohet, Mercedes-Benz SL që edhe sot ju “lë pa frymë
Mercedes-Benz SL, më saktësisht gjenerata R129, nuk ka qenë e suksesshme sikurse R107, megjithatë është një prej ikonave më të mëdha në historinë e industrisë së automobilizmit dhe pa dyshim modeli që edhe sot të “lë pa frymë”.
Kjo veturë është shitur nga 1989 deri më 2001, dhe në total ishin shitur 204.940 njësi, derisa gjenerata R107 ka qenë e disponueshme në treg për më shumë se 18 vite dhe është shitur në 227.287 njësi, transmeton Telegrafi.
Por kjo nuk është edhe aq e rëndësishme për adhuruesit e veturave, pasi që dizajneri Bruno Sacco sërish festoi falë dizajnit të modelit SL. Fjala është për njeriun që dizajnoi 190-in, sikurse S-Class të gjeneratës W126 dhe W140.
Është e qartë që me dizajnimin e SL-së vetëm se ka vazhduar rrugëtimin e tij fantastik. Mercedes-Benz SL R129, ka qenë modeli i parë dhe më vonë është bërë me versionin AMG.
Jo shumë kohë pas prezantimit të modelit, AMG u integrua plotësisht në Mercedes, kështu që erdhi në “jetë” SL55, SL60 e madje i rralli SL 73 që prodhonte 520 kuaj-fuqi.
Megjithatë, as ai model nuk ka qenë i rrallë sikurse SL280, me motorin V6 që në total prodhoi 1.704 njësi.