Pas certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, LDK del partia më e votuar në nivel vendi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit për kuvendet komunale.
Në bazë të këtyre të dhënave, LDK është partia më e votuar sa i përket votave për asamble komunale. LVV renditet e dyta me votë popullore derisa PDK e treta. AAK ka dalë partia e katërt në këtë renditje.
LDK ka grumbulluar 170 mijë e 134 vota
LVV ka 168 mijë e 84 vota
PDK ka 161 mijë e 645 vota
AAK ka 90 mijë e 863 vota
Lista Serbe 53 mijë e 342 vota
Kujtojmë në raundin e dytë nuk do të ketë votime për asamble komunale, derisa për kryetarë të komunave do të votohet në 21 komuna./
CATEGORIES Lajme
TAGS Marketing