“Unë jam një refugjate”/ Rita Orës i vendoset pllakatë në shkollën fillore në Londër

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka vizatuar shkollën e saj fillore në Londër, pasi u vendos një pllakatë për nder të saj.

Në këtë pllakatë, përveç emrit të saj shkruhet se “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi arriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Te shkolla e saj “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore, ajo shkrepi disa fotografi, ku shihet e buzëqeshur.

Rita Ora është anëtare e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer”.

TAGS
Share This