Tradita e çuditshme në parlamentin kanadez: Kryeparlamentari i ri tërhiqet zvarrë deri te karrigia nga kryeministri e lideri i opozitës (VIDEO)
Kur legjislatura e 43-të në Parlamentin kanadez u mblodh për të zgjedhur kryetarin e ri në vitin 2019, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau dhe kreu i opozitës Andrew Scheer ndonëse rivalë politikë, që të dy morën pjesë me kënaqësi në traditën e zvarritjes së kryetarit të ri deri te ulësja e tij.
Anthony Rota, një deputet liberal, ishte emërua kryetari i ri i Parlamentit pas votimit standard të fshehtë. Dhe sipas një tradite të çuditshme politike, gjatë ceremonisë Rota u kap në të dyja anët nga Trudeau dhe Scheer dhe u tërhoq zvarrë për në karrige.
Traditë kjo, në të cilën kryeparlamentari shtiret kinse ngurron teksa “zvarritet” për në karrige – është një praktikë që daton shekuj më parë në parlamentin britanik, që prej kohës kur detyra e kryetarit ishte të ndante mendimet parlamentare me monarkun, dhe nëse atij nuk i pëlqenin këto mendime folësit britanikë rrezikonin të ekzekutoheshin.
Për shkak të kësaj, të qenit kryetar i shtëpisë nuk ishte një punë që shumica e njerëzve e dëshironin.
Videoja e marrë brenda Dhomës së Komunës tregon dy udhëheqësit kundërshtarë, duke qeshur së bashku ndërsa marrin pjesë në traditën komike.