Presidentja Osmani takon zyrtarin e BE-së, jepet mbështetje për vetingun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec, shkruan Gazeta Sinjali.

Në takim me Makovec, Presidentja Osmani ka theksuar se prioritet të Kosovës janë, reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit.

Sundimi i ligjit, sipas Presidentes Osmani mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.

Në këtë kontekst, Osmani ka marrë mbështetje nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Në takim me zyrtarin e BE-së, Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.

Presidentja Osmani gjithashtu është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç.

CATEGORIES
TAGS
Share This