KQZ vendos sa vendvotime do të rinumërohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit. Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune, ndërsa 15 për Kuvende komunale.
Kështu u tha në mbledhjen e sotme të këtij komisioni. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj, tha se këto rinumërime do të bëhen për shkak të parregullsive teknike dhe mospërputhjeve të formularëve teknikë.
Anëtarët e KQZ-së ngritën si shqetësim anulimin e tërësishëm të disa fletëvotimeve me kusht, ku ndër ta kërkuan që të gjitha keqpërdorimet të dërgohen në Prokurori.
CATEGORIES Lajme
TAGS Marketing