Ardian Shala falënderon të gjithë qytetarët, tregon nëse do të ketë balotazh në Suharekë
Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, i cili njëherit ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Suharekës, përmes një postimi në facebook ka thënë:
Të nderuar qytetarë të komunës së Suharekës,
Nga rezultatet preliminare, jemi në vendin e dytë, me rritje të votave në Suharekë dhe në nivel vendi.
Presim rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja, pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht, të cilat vendosin nëse do të ketë balotazh.
Këto rezultate nuk i kemi pritur, megjithatë ato nuk na dekurajojnë por përkundrazi na obligojnë që të përkushtohemi fuqishëm për të kthyer sundimin e rendit e ligjit në Komunën tonë.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëpunëtorët, aktivistët dhe strukturat e LDK-së dhe shumë të tjerë pa dallim për angazhimin e fuqishëm për Suharekën ndryshe.
Falënderoj të gjithë qytetarët për procesin zgjedhor i cili ka kaluar i qetë dhe pa eksese të theksuara.
Me nderime,
Dr. Ardian Shala