Shala: Rinia është forca jonë e pamposhtur
Rinia
Është forca jonë e pamposhtur, energjia jonë në dekada, në shërbim të qeverisjes së mirë dhe ndërtimit të institucioneve, fuqizimin e demokracisë, lirisë dhe barazisë para ligjit.
Ne nuk do të lejojmë nga ndikimi në opinion përmes reklamave, sepse, realiteti nuk zbukurohet me parulla.
Rinia nuk do të lejojë as përgjumjen, as qeverisjen e keqe e cila duhet të ndryshohet.
Më 17 tetor, ne do ti japim përgjigje klientelizmit dhe dukurive negative, duke e ndryshuar qeverisjen, keqmenaxhimin.
Ne do ta kthejmë qeverisjen e mirë dhe shpresën për të rinjtë tanë, duke i trajtuar njëjtë, me barazi, sepse, padrejtësia nuk është veçori e LDK-së as vizionit tonë!
Fitorja vije me rininë, ju do ta sillni atë duke ftuar qytetarët të votojnë dhe ndryshojnë qeverisjen e keqe.
Ne në programin tonë i kemi kushtuar vëmendje të veçantë rinisë.
Programi për Rininë, i studiuar mirë, duke u bazuar në legjislacionin primar dhe në aktet tjera të cilat parashohin metoda të aktiviteteve të cilat mund të realizohen dhe përfitues të jenë të rinjtë tanë.
Mos lejoni të vazhdojë keqqeverisja.
Thoni po ndryshimit!
Suhareka për të gjithë