Dr.Ardian Shala i shoqëruar nga kryetari , z. Lumir Abdixhiku, ka takuar sot qytetarët e fshatit Duhël

Nga këtu, bashkë me kryetarin Abdixhiku kemi konfirmuar edhe një herë se Lidhja Demokratike e Kosovës është adresa e vetme e qeverisjes së mirë për të gjithë, me duar të pastra dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve të vendit tonë.

Me kandidatin për asamble komunale, Altin Bujari shpalosëm platformën tonë gjatë qeverisjes së ardhme.

Me qeverisjen tonë, në Duhël i kemi paraparë këto projekte:

Ndërtimi i ujësjellësit, rregullimi i kanalizimit në disa lagje të mbetura në gjysmë, rregullimi i rrugëve lokale, rregullimi i sheshit te ambulanca e fshatit, rregullimi i trotuareve dhe ndriçimi publik në fshat.

Vetëm me fitoren e LDK-së, vije ndryshimi për të gjithë.

CATEGORIES
TAGS
Share This