“Na vijn ditë ma t’mira” – thonë Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu në këngën e re

Nënë e bijë, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“Na vijn ditë ma t’mira” mban titullin kënga e re që protagoniste ka dy shoqe duke qarë hallet e njëra-tjetrës.

Teksti është shkruar nga Nexhmije Muhaxheri, kurse për orkestrimin dhe muzikën është përkujdesur Miti Geci

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, Vizion Media.

Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mahnitshme të të dy këngëtareve.

Tashmë të plotë mund ta gjeni në kanalin e Engjit në platformën YouTube.

CATEGORIES
TAGS
Share This