Mot me shi e erë

Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive, shkruan Gazeta Sinjali.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

CATEGORIES
Share This