Ky është qëllimi pse Ardian Shala i hyri garës për kryetar të Suharekës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka thënë se është rikthyer në garën për kryetar të Suharekës për të bërë punë më të mira.

“Si motiv është rikthimi po se po, por edhe ndryshimi duhet të ndodhë, me të vetmen arsye për të bërë punë të mirë, punë të mira më llogaridhënie, të barabartë para ligjit, dhe transparent, kjo është qëllimi i jonë kryesori, dhe me këtë e vlerësojnë qytetarët, ata e dinë se kush bën punë të mira”, tha Shala në Prime Time.

“I ri në moshë, me energji të reja, me potencial të ri të gjitha kapacitetet i kemi, me ekip të mirë, dhe me këtë do të arrijmë që të zbatojmë pik-për-pikë programin tonë, planin tonë për katër vite qeverisje, duke filluar nga arsimi, e shëndetësi, infrastrukturë e zhvillim, në administratë, bujqësi, dhe në rini, kulturë e sport”, tha Shala në Kanal10./PORTALI.info/

CATEGORIES
TAGS
Share This