Ardian Shala viziton Sallagrazhdën, tregon çfarë do të investoj në fshatin e tolerancës


Sallagrazhda, ky fshat i tolerancës dhe njerëzve me traditë, na mirëpritën ngrohtësisht, bashkë me kandidatin tonë për Asamble, Ilir Sopaj.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe ndihma për bizneset në funksion të punësimit dhe vetëpunësimin e të rinjëve në komunën tonë, janë pikënisja e implemetimit të programit.

Investime do të ketë edhe në fushat si:

Përfundimi i kanalizimit në tri pjesë të fshatit: nëpër Lum, lagjet Ndrecaj dhe Memaj,

Rrethimi i varrezave myslimane dhe parkingu para kishes katolike,

Vazhdimi i rregullimit të shtratit të lumit,

Ndërtimi fushës sportive (futboll, basketboll, volejboll),

Vazhdimi i rrugës “Gjon Kastrioti” dhe rrugëve tjera lokale dhe hapja e rrugëve fushore,

Kënd lojërash për fëmijë në qendër të fshatit dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit.

Çdo shqetësim dhe kërkesë për jetë sa më të mirë këtu do të jetë udhërrëfyes në punën tonë.

Artikull i Sponzorizuar nga LDK!

CATEGORIES
TAGS
Share This