Aksidenti tragjik në Suharekë, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur, kurse tre të tjerë janë lënduar.
Gazeta Sinjali nga burimet ka mësuar se një nga lënduarit e këtij aksidenti është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kurse, dy të tjerët janë në gjendje më të lehtë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës për Sinjalin ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur mes tre veturave.
“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, kanë thënë ata për Sinjalin.