Dita Botërore e Zemrës
Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.
Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose goditje në tru, prandaj, këto sëmundje ndahen në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.
Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër.
5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012 dhe shifrat janë në rritje, duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër.