Salih Zyba viziton ikonen e muzikës popullore shqipe Shkurte Fejza

Shoqëria kulturore-artistike “Afërdita” gjatë viteve të 70-ta u bë qendër e muzikës së mirëfilltë shqiptare. Kjo shoqëri për vite më radhë i kultivoj këngët popullore shqiptare dhe frymëzoi shumë te rinjë për kundërshtim ndaj sistemit të atëhershëm. SH.K.A “Afërdita” nga Mushtishti i Therandës, pas shumë sukseseve të arritura përmes shumë anëtarëve të saj u bë e njohur në të gjithë botën, e ndër anëtaret e para ishte Shkurte Fejza.

Sot kandidati për kryetar Salih Zyba i shoqëruar me dy kandidatët për asamble nga fshati Mushtisht, Erlida Bajrami dhe Jetmir Durmishi, ishin për vizitë tek ikona e këngës shqipe Shkurte Fejza në Mushtisht. Në takim me të u diskutua për idetë dhe përkrahjen që mund të japin artistët tonë në zhvillimin e mëtejmë të artit dhe kulturës në komunën tonë.

Një shoqëri e tillë që ndikon në rritjen e kulturës dhe promovimin e saj, e në socializimin e të rinjëve, sot i mungon Therandës .Njofton përmes facebook zyrja VV në Suharekë

CATEGORIES
TAGS
Share This