Largohet kamioni i parë nga barrikada – del nga pika në Bërnjak
Sapo është larguar kamioni i parë nga barrikada e krijuar në rrugët që të qojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Ekipi i IndeksOnline që po qëndron në këtë pikë kufitare ka vërejtur kamionin e parë që është “dorëzuar” para protestës dhe është larguar nga rruga.
I njëjti është larguar para pak minutash në mënyrë vullnetare.
Kamioni ka dalë nga pika kufitare në Bërnjak dhe është kontrolluar nga Policia dhe Dogana.
Që nga dita e hëna disa qytetarë serbë kanë bllokuar rrugët që të dërgojnë në pikën kufitare Jarinje dhe Bërnjak në shenjë rezolte për masën e reciprocitetit për targa.
CATEGORIES Lajme