Burri nga Sri Lanka që tha se do ta shkatërrojë pandeminë me ujë të bekuar, vdes nga COVID-19

Një shaman (person që konsiderohet se ka qasje në botën e shpirtrave të mirë dhe të këqij) i profilit të lartë në Sri Lankë i cili pretendoi se mund t’i jepte fund shpërthimit të pandemisë me ujë të “bekuar” ka vdekur nga virusi, konfirmoi familja e tij të enjten.

Eliyantha White, 48 vjeç, pretendoi në nëntor se ai mund t’i jepte fund pandemisë COVID-19 në Sri Lanka dhe Indinë fqinje duke derdhur tenxhere me ujin e tij të “bekuar” në lumenj.

‘Shëruesi shpirtëror’ trajtoi yjet e sportit dhe politikanët kryesorë përfshirë kryeministrin e vendit, dhe familja e tij tha se ai kishte refuzuar vaksinën e koronavirusit.

Ai u sëmur nga virusi në fillim të këtij muaji dhe u dërgua në spital në Colombo ku gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq të mërkurën.

Ish –ministrja e shëndetësisë i Sri Lankës, Pavithra Wanniarachchi miratoi trajtimin e ujit, por u infektua me COVID-19 dy muaj më vonë dhe përfundoi në një njësi të kujdesit intensiv spitalor.

Trupi i White u dogj në varrezat kryesore të Colombo të enjten në përputhje me rregullat e karantinës

CATEGORIES
Share This