Lehtësimi i masave anti COVID-19 në sport, rritet numri për tifozë në ngjarjet sportive
Me vendim të ri, stadiumet do të kenë mundësi të përmbushin deri në 30 për qind të kapacitetit, ndërsa palestrat në 10 për qind.
Aktivitetet sportive të mbyllura mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Sa i përket atyre të hapura, mund të kenë deri në 30 përqind”, ka thënë ministri Vitia.
Masat e reja lehtësuese do të hynë në fuqi nga 27 shtatori.
Ndeshjet e kësaj javë në Superligën e Kosovës në futboll, do të luhet me vetëm 5 për qind të kapaciteteve, vendim që ishte marr më parë.