Suharekë, raportohet një rast i pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës

Policia ka njoftuar për një rast të pengimit të kryerjes së detyrës nga personat zyrtarë komunalë dhe punëtorët e një kompanie gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

Bëhet fjalë për një person i cili ka penguar të sipërpërmendurit në vendosjen e disa kapakëve të pusetave.

Policia ka bërë të ditur që lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Suharekë, 15.09.2021 – 14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar  ka penguar punëtorët e kompanisë dhe zyrtarët komunal në vendosjen e disa kapakëve të pusetave. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. 

Burimi i lajmit: Dchannel

CATEGORIES
TAGS
Share This